Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
Sot, në datën 17.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz