Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.03.2020, ora 08:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.
Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, edhe pas provave të reja të paraqitura, nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit. Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për ndryshimin e vendimit nr.63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.
Në përgjigje të parashtrimit të Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet avokatit të tij, kundërshtoi secilin prej shkaqeve të ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 12.03.2020, ora 10.00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.