Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 224, datë 20.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.

Sot, në datën 11.03.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci