Mbledhja e gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi diten e hënë, datë 01.06.2020, shfuqizimin e vendimit nr.6., datë 11.03.2020, bazuar në të cilin, kufizohej aktiviteti i Kolegjit për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID – 19.
Kolegji i Posacem i Apelimit njofton se në zbatim të aktit normativ nr.21, datë 27.05.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID -19”, rifillon veprimtarinë gjyqësore dhe administrative, duke respektuar masat mbrojtese ndaj COVID – 19, të miratuara sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse shtetërore.