Ditën e mërkurë, më datë 11.03.2020, ora 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes me nr. (JR) regjistri 5/2019, datë 28.01.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në seancën e sotme, bazuar në kërkesën e datës 09.03.2020 të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues që do të shqyrtojë ankimin e tij kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u vendos pezullimi i shqyrtimit gjyqësor të çështjes, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e antarëve të trupit gjykues.