Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, sot, më datë 25.09.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, mbi bazë dokumentash, ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, ndaj vendimit nr. 18, datë 10.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” vendosi me shumicë votash:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha.
  2. Ky vendim është i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.
  3. U shpall sot në Tiranë, më datë 25.09.2018.

Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.