Ditën e enjte, më datë 18.06.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.15/2019, datë 06.03.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alltun Çela, kundër vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.