Ditën e enjte, më datë 09.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.24/2019, datë 16.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Petrit Çeno, kundër vendimit nr. 111, datë 27.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama,

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.