Ditën e premte, më datë 26.06.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.17/2019, datë 04.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alfred Gjoni, kundër vendimit nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.