Ditën e premte, më datë 17.07.2020, ora 10.00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.21/2019, datë 24.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Donika Prela.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.