Ditën e hënë, më datë 13.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.