Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 221, datë 10.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.

Sot, në datën 09.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo