Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vijoi shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për arsye objektive që lidhen me pamundësinë e qëndrimit të mëtejshëm në seancë të vëzhguesit ndërkombëtar, seanca u ndërpre dhe u shty për në datën 24.06.2020, në orën 11.30.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.