Ditën e martë, më datë 28.07.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.