Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.27/2020, datë 09.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca kundër vendimit vendimit nr. 196, datë 13.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 16.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo