Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca, në të cilën do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shtyhet për t’u zhvilluar ditën e enjte, në datën 10.09.2020, ora 9:30, me qëllim që subjekti i rivlerësimit të njoftohet mbi përbërjen e ndryshuar të trupit gjykues.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.