Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2018, datë 18.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli kundër vendimit nr. 41 datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli.
Sot, në datën 22.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj