Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.31/2020, datë 30.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit nr. 237, datë 12.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz