Më datë 15.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj dhe ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo