Ditën e martë, më datë 06.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.