Ditën e enjte, më datë 15.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Çlirim Shahini, kundër vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.