Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.35/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 255, datë 08.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj.

Sot, në datën 22.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo