Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.41/2020, datë 21.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petraq Dhimitri kundër vendimit nr. 271, datë 06.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 28.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo