Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 273, datë 10.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.
Sot, në datën 08.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz