Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 12.10.2020, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues, do të zhvillohet ditën e premte, datë 23.10.2020, ora 10:00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.