Më datë 09.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 07/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit nr. 225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 07/2020, datë 05.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz