Ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi, kundër vendimit nr. 225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.