Ditën e hënë, më datë 07.12.2020, ora 11:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako, kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.