Ditën e mërkurë, më datë 02.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Liço, kundër vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.