Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.48/2020, datë 10.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit nr. 260, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo