Më datë 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena kundër vendimit 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 43/2019, datë 18.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo