Ditën e enjte, më datë 10.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Agim Bendo, kundër vendimit nr. 216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.