
Ditën e hënë, më datë 07.12.2020, ora 13:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Eneida Civici, kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz,
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.