Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.51/2020, datë 23.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 25.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama