Ditën e hënë, më datë 21.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.23/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Elona Kana, kundër vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.