
Ditën e hënë, më datë 21.12.2020, ora 12:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.51/2020, datë 23.11.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alaudin Malaj, kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.