Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.54/2020, datë 27.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 07.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo