Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 09.12.2020, ora 10:00, për shkak të mungesës së gjyqtares relatore për arsye objektive për motive shëndetësore, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 13.01.2021, ora 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.