Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 07.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 178, datë 08.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 23.12.2020, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako të dëgjohet në gjykimin e çështjes.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.