Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 10.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 216, datë 04.12.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e martë, në datën 22.12.2020, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Agim Bendo të dëgjohet lidhur me çështjen e tij.

 

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

 

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.