Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 26/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku kundër vendimit nr. 50 datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku.
Sot, në datën 30.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo