Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 14.12.2020, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2020, datë 05.08.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit nr. 179, datë 10.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa parashtroi kundërshtitë e tij ndaj pikës 2 të vendimit nr. 179, datë 10.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas së cilës “subjekti humb të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.
Në funksion të shqyrtimit të çështjes, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte, të cilat u pranuan në cilësinë e provës nga trupi gjykues.
Pasi kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit paraqiti kërkimin e tij përfundimtar: shfuqizimin e pikës 2 të vendimit nr.179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose prishjen e pikës 2 dhe pushimin e gjykimit për këtë pjesë.
Trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë ditën e enjte, më datë 17 dhjetor 2020, ora 15:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.