Ditën e hënë, datë 19.11.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.12/2018, datë 04.09.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Gentian Trenova, ka bërë kundër vendimit nr.25, datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ina Rama
Relator: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.