Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2018, datë 29.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit nr. 53 datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artan Broci.
Sot, në datën 01.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo