Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.2/2021, datë 14.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Lile kundër vendimit nr. 320 datë 09.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 18.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore: Albana Shtylla 

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo