Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

Sot, në datën 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo