Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2021, datë 30.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 325, datë 14.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Rilinda Selimi.
Sot, në datën 06.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz