Më datë 13.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit nr. 197, datë 27.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz