Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr.64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti.

Sot, në datën 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz