Sot, më datë 20.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 56/2019, datë 07.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli kundër vendimit nr. 182, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 56/2019, datë 07.11.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo